Ndërlidhjet

logo-print

Irani thotë se është i gatshëm ta dërgojë uraniumin jashtë



Irani tha se është i gatshëm ta dërgojë uraniumin jashtë vendit siç kërkohet nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se Irani nuk do të kishte problem që t’i japë Perëndimit uraniumin e pasuruar në shkallë të ulët, dhe ta marrë prapë disa muaj më vonë kur ai të pasurohet për 20 %.

Vendimi paraqet ndryshim të madh në qëndrimin e Iranit, pasi muaj me radhë, zyrtarët iranianë e kanë kritikuar planin dhe alternativën e ofruar.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se nëse Irani është i gatshëm ta pranojë planin e Kombeve të Bashkuara, ai duhet t’i thotë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Zëdhënësi Filip Krouli tha se SHBA-të nuk janë të interesuara për negociata tjera rreth marrëveshjes së tetorit ndërmjet Iranit dhe fuqive të mëdha.
XS
SM
MD
LG