Ndërlidhjet

SHBA do mirëpresin zgjidhjen e rastit të alpinistëve në Iran



Departamenti i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do ta mirëpresin gatishmërinë e Irani që të zgjidhë rastin e tre alpinistëve amerikanë, të cilët janë arrestuar në Iran dhe janë akuzuar për spiunazh.

Zëdhënësi Filip Krouli i bëri këto komente pasi presidenti Mahmud Ahmadinexhad sugjeroi se tre shtatesit amerikanë mund të shkëmbehen me iranianët që janë në burgjet amerikane.

Në dhjetor, Irani publikoi një listë të 11 iranianëve, për të cilët tha se po mbahen nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë një shkencëtar bërthamor, i cili u zhduk në Arabinë Saudite.

Tre amerikanët që mbahen në Iran po bënin alpinizëm në kufirin verior të Irakut në rajonin e Kurdistanit në korrik, kur gabimisht e kaluan kufirin.
XS
SM
MD
LG