Ndërlidhjet

Tiranë: Shtohen përpjekjet e diplomatëve për zgjidhjen e krizës



Ambasadorët e Komisionit Evropian dhe të Spanjës në Shqipëri janë takuar paraditen e sotme me kryeministrin Sali Berisha. Po sot ambasadori i SHBA-ve në Tiranë është takuar me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Takimet janë fokusuar në krizën politike që ka mbërthyer Shqipërinë si pasojë e mosfutjes në Kuvend të opozitës.

Javën e kaluar, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, miratoi një rezolutë ku kërkohej zgjidhja e krizës politike në Shqipëri.

Gjatë ditëve të fundit janë shtuar takimet e diplomatëve evropianë në Shqipëri me krerët e politkës dhe institucioneve shqiptare, në përpjekje për t’i dhënë fund situatës së krijuar.
XS
SM
MD
LG