Ndërlidhjet

Berlini kërkon detaje rreth qëndrimit iranian



Teherani duhet t’i bëjë një ofertë konkrete agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore lidhur me pasurimin e uraniumit jashtë Iranit. Pas konkretizimit të ofertës mund të ketë një vlerësim rreth propozimit iranian, bëri të ditur Gjermania. Gjermania është një nga vendet e përfshira në bisedimet me Iranin rreth programeve bërthamore.

Irani më herët tha se është i gatshëm ta dërgojë uraniumin jashtë vendit siç kërkohet nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se Irani nuk do të kishte problem që t’i japë Perëndimit uraniumin e pasuruar në shkallë të ulët, dhe ta marrë prapë disa muaj më vonë kur ai të pasurohet për 20 %.

Vendimi paraqet ndryshim të madh në qëndrimin e Iranit, pasi muaj me radhë, zyrtzarët iranianë e kanë kritikuar planin dhe alternativën e ofruar.
XS
SM
MD
LG