Ndërlidhjet

A po fundoset “Dubai World”?


Dubai World
Dubai World

Fotografitë më të reja të ishujve “Dubai World” janë bërë nga astronautët e NASA-s, nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Ky projekt i hartuar si një kopje e botës, ku ishujt artificialë u ngjasojnë kontinenteve, sipas fotografive, dalëngadalë po humbet.

Këto njoftime janë botuar në të përditshmen "Daily Mail".

Skajeve të ishujve artificialë ka nisur t’iu humbë forma, gjë që ka shkaktuar indikacione serioze se kjo “botë” po fundoset.

Në kohën kur filloi ky projekt, në vitin 2003, të gjithë shpresonin se personalitete të njohura botërore do të blinin pronë dhe patundshmëri në 300 ishujt artificialë. Madje, spekulohej se Angjelina Xholi dhe Bred Pit do të blinin “shtetin” e Etiopisë.

Megjithatë, ekzistojnë të gjitha gjasat që ky projekt të mos përfundojë.

Puna në “Dubai World” është ndërprerë vitin e kaluar, kur kompania Dubai World kërkoi shtyrjen e pagesës së borxhit prej 18.6 miliardë eurosh.

Recesioni ekonomik ka penguar shumë investitorë të huaj, siç është Donald Trump, që t’i investojnë parat e tyre.

Në fotografitë e NASA-s duket se ishujt janë afruar me njëri-tjetrin dhe sikur po fundosen.

Zhvillimi i “Dubai World”-it është kritikuar shumë nga aktivistët për mbrojtjen e mjedisit, të cilët konsiderojnë se ishujt artificialë dëmtojnë shkëmbinjtë nënujorë dhe ndikojnë në qarkullimin e rrymave detare.

Astronautët kanë bërë fotografi, të cilat konsiderohen se do të kenë një vlerë të madhe për shkencëtarët. Fotografitë mund të shfrytëzohen edhe për interesimin e madh të publikut, i cili do që të dijë se cili është gabimi më i madh i bërë në parajsën e quajtur Dubai, shkruan “Daily Mail”.

Kompania e zhvillimit në Dubai “Nakheel” i ka mohuar pohimet e së përditshmes “Daily Mail” se “300 ishujt janë duke u fundosur”. Këto njoftime, Nakheel i ka cilësuar si “krejtësisht të pasakta dhe spekulative”.

XS
SM
MD
LG