Ndërlidhjet

Putini fton Tusk në përvjetorin e Katinit



Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka ftuar homologun e tij polak, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Katin. Katini është vendi ku gjatë Luftës së Dytë Botërore trupat sovjetike në fshehtësi masakruan mijëra polakë.

Në pyjet e Katinit, në vitin 1940, janë ekzekutuar 22 mijë ushtarakë polakë. Polonia prej vitesh kërkon hapjen e arkivave sovjetike për këtë masakër.
XS
SM
MD
LG