Ndërlidhjet

Berisha: I gatshëm për bisedime me Ramën



“Jam i gatshëm të bashkëpunojë dhe pranoj si negociator këdo që garanton zgjidhje”, deklaroi kryeministri Sali Berisha lidhur me zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Berisha theksoi se është i gatshëm të ulet menjëherë në tryezë me kreun e socialistëve, Edi Rama. Kryeministri Berisha u shpreh kundër kushteve paraprake në mbajtjen e bisedimeve.

Gjatë ditës ambasadorët e Komisionit Evropian dhe të Spanjës në Shqipëri janë takuar me kryeministrin Sali Berisha. Po sot ambasadori i SHBA-ve në Tiranë është takuar me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.
XS
SM
MD
LG