Ndërlidhjet

logo-print

Perëndimi i kërkon Iranit të zyrtarizojë ofertën e OKB-së



Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate kanë kërkuar nga Irani që zyrtarisht të informojë agjencinë e OKB-së për energjinë bërthamore lidhur me pranimin e propozimit ndërkombëtar.

Oferta e Kombeve të Bashkuara i mundëson Iranit ta pasurojë uraniumin jashtë vendit e më pas ta përdorë për qëllime civile. Në këtë mënyrë adresohen dhe dyshimet e ndërkombëtarëve se Teherani synon prodhimin e armëve bërthamore.

Por Franca ka përsëritur thirrjet për sanksione shtesë mbi Iranin. Kryeministri francez tha se Teherani ende nuk e ka pranuar ofertën për dialog nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

Reagimet kanë ardhur pas deklaratës së presidentit iranian se e pranojnë ofertën ndërkombëtare. Deklarimet nuk janë shoqëruar me asnjë dokument zyrtar.
XS
SM
MD
LG