Ndërlidhjet

logo-print

Haiti: Mbi 200’000 të vdekur e 300’000 të plagosur



Kryeministri i Haitit, Zhan Max Beleriv, tha se numri i viktimave nga tërmeti i 12 Janarit besohet se i ka kaluar 200 mijë të vdekur. Të njëjtat burime kanë pohuar se rreth 300 mijë të tjerë janë plagosur nga tërmeti kurse 250 mijë shtëpi janë shkatërruar.

Kreu i Kombeve të Bashkuara së fundi ka emëruar ish presidentin amerikan, Bill Klinton, të marrë një rol më të madh udhëheqës në bashkërendimin e ndihmës ndërkombëtare për Haitin. Klinton tha se shpreson që në bashkëpunim me udhëheqësit e Haitit të ndërtojnë “një shtet funksional e modern”.
XS
SM
MD
LG