Ndërlidhjet

Ashton: Për Kosovën, dallime rreth njohjes, jo për ndihmën



“Ka dallime lidhur me njohjen e shtetit të Kosovës, por ka një marrëveshje absolute lidhur me programet themelore të ndihmës që ne po zbatojmë në Kosovë. Detyra ime është t’i kthej qëndrimet në veprime dhe t’i përfaqësoj ato. Kur nuk gjejmë gjuhën e përbashkët ka diskutime të vazhdueshme mes vendeve anëtare”, ka deklaruar shefja e diplomacisë evropiane.

Në një intervistë për të përditshmen Financial Times, Lady Ashton ka folur për sfidat e politikës së jashtme evropiane, mes të cilave përmendet dhe Kosova.
XS
SM
MD
LG