Ndërlidhjet

40% e llojeve të ndryshme të kancerit mund të parandalohen



Sot është Dita Botërore e luftës kundër kancerit. Kjo ditë synon të informojë dhe të vetëdijësojë njerëzit mbi mundësitë që kanë për parandalimin dhe kurimin e kancerit.

“Ne llogarisim se 40% e të gjitha llojeve të kancerit, në planin global, mund të parandalohen”, deklaroi David Hill, president i Unioni Ndërkombëtar kundër kancerit.

Kjo organizatë bën të ditur se çdo vit 12 milionë njerëz preken nga kanceri, kurse 7.6 milionë të tjerë vdesin nga kjo sëmundje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se motoja e ditës së sotme për kët vit është “Edhe kanceri mund të parandalohet”. Në mesin e masave për parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit janë mospërdorimi i duhanit, ngrënja në mënyrë të shëndetshme, ushtrimet fizike, kufizimi i përdorimit të alkoolit, kufizimi i ekspozimit ndaj diellit si dhe masa të tjera si vaksinimi apo kontrollet e rregullta mjekësore.
XS
SM
MD
LG