Ndërlidhjet

Prishtinë: Vazhdon pakënaqësia e policëve



Më shumë se katërmbëdhjetë njësi të Departamentit të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës po shprehin edhe sot pakënaqësitë lidhur me moszbatimin e “Ligjit për policinë”, si dhe dispozitave ligjore për sistemin e ri të pagave.

Zëdhënësi i këshillit të përfaqësuesve të njësive të specializuara, Arbresh Dalipi, i tha Radios Evropa e Lirë se deri në realizimin e kërkesave, policët nuk do të zmbrapsen duke shprehur pakënaqësitë.

Kërkesat e policëve janë zbatimi i menjëhershëm, në tërësi i Ligjit për Policinë e Kosovës, rritja e pagave 100% nga paga bazë, si dhe ndryshimi i kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme, ku specifikohet në mënyrë të detajuar marrëdhënia e punës dhe niveli i pagës.
XS
SM
MD
LG