Ndërlidhjet

logo-print

Kina refuzon sërish kritikat amerikane për monedhën



Kina ka hedhur poshtë kritikat amerikane për politikat e saj tregtare e monetare, çfarë ka rritur tensionet mes dy vendeve.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze, Ma Xhaoxu, përsësriti gjatë ditës se monedha kineze shkëmbehet në nivele të arsyeshme me dollarin amerikan, pavarësisht ankesave që vijnë nga SHBA-të. Dobësimi i qëllimshëm i monedhës kineze i jep kompanive vendase një avantazh të pandershëm në koston e mallrave.

Presidenti amerikan, Barak Obama, të mërkurën, ka deklaruar se administrata e tij do të jetë më e ashpër me Kinën sa i përket zbatimit të rregullave tregtare, duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi Kinën dhe vendet e tjera që të hapin tregjet e tyre në mënyrë reciproke.
XS
SM
MD
LG