Ndërlidhjet

Rusi: Gjykata ushtarake e dënon rreshterin që rrahu ushtarët



Gjykata ushtarake e Rusisë në rajonin Leningrad e ka shpallur fajtor sot një rreshter për shkak se i ka rahur rekrutët, njoftoi shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë.

Rreshteri është dënuar me tre vjet burg me kusht.

Rekrutët nga baza ushtarake Kamenka janë rrahur disa herë, treguan hetimet që u ndërmorrën pas denoncimeve nga ana e ushtarëve.

Ky është rreshteri i tretë që dënohet për të njëjtën vepër në dy muajt e fundit. Njëri prej tyre u dënua me 3.5 vjet burg, ndërsa tjetri me katër vjet burg.
XS
SM
MD
LG