Ndërlidhjet

logo-print

India i ofron Pakistanit vazhdim të bisedimeve



India ka ofruar t’i vazhdojë bisedimet dypalëshe me Pakistanin, që janë pezulluar më shumë se një vit.

India dhe Pakistani i filluan bisedimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth Kashmirit dhe çështjeve tjera në 2004, por negociatat u ndërprenë pas sulmeve në Mumbai në nëntor, 2008, për të cilat India e akuzoi grupin militant me seli në Pakistan.

Pakistani konfirmoi kërkesën e Indisë, por tha se duhet të qartësohet përmbajtja e bisedimeve.

India tha se dëshiron të diskutojë “terrorizmin” dhe çështje tjera me rëndësi për sigurinë ndërmjet dy rivalëve bërthamorë.
XS
SM
MD
LG