Ndërlidhjet

Jushçenko nënshkruan ndryshimet në ligjin zgjedhor



Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko i nënshkroi në ligj amandamentet në ligjin zgjedhor, përkundër pohimeve se ato mund të çojnë në manipulimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve prersidenciale.

Kryeministreja Julia Timoshenko, e cila garon kundër liderit të opozitës, Viktor Janukoviç, thotë se partia e tij përgatitet t’i manipulojë zgjedhjet me ndryshimet e fundit në ligjin zgjedhor.

Amandamenti parasheh që të eliminojë nevojën për katër përfaqësues të kandidatëve që ta mbikqyrin numërimin e votave në çdo vendvotim.

Timoshenko i kërkoi presidentit të mos nënshkruajë ndryshimet e ligjet, pasi në të kundërtën, ky do të ishte fundi i zgjedhjeve të ndershme në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG