Ndërlidhjet

Presidenti Bamir Topi i gatshëm të takojë Berishën dhe Ramën



Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka shprehur gatishmëri për t’u ulur me dy krerët e forcave kryesore politike.

“Presidenti i Republikës duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend, mirëpret gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur për dialog të kryeministrit Sali Berisha dhe udhëheqësit të opozitës, Edi Rama”, thuhet ne njoftimin nga presidenca.

Ky hap vjen pas thirrjeve nga të dy krahët politikë për zgjidhjen e krizës politikë në vend.
XS
SM
MD
LG