Ndërlidhjet

Berisha dhe Haradinaj zotohen për bashkëpunim të mëtejmë



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, dhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kanë diskutuar në Tiranë për zhvillimet politike në rajon, dhe proceset nëpër të cilat po kalojnë dy vendet në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Haradinaj e ka vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë,dhe të arriturat e shtetit shqiptar, në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.

Dy liderët janë shprehur për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe intensifikimin e marrëdhënieve midis dy subjekteve politike, në pajtim me memorandumin për bashkëpunim midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG