Ndërlidhjet

logo-print

Bashesku: Në Rumani do vendosen interceptorë amerikanë



Presidenti rumun Trajan Bashesku tha se vendi i tij është dakorduar që në Rumani të vendosen interceptorët balistikë me rreze të mesme veprimi, të cilët janë pjesë e sistemit të ri të mburojës amerikane.

“Rumania zyrtarisht është ftuar nga presidenti amerikan Barak Obama që të jetë pjesë e sistemit të mbrojtjes raketore”, tha Bashesku në fund të takimit të këshillit të lartë të mbrojtjes.

Ai tha se Bukureshti është dakorduar të marrë pjesë sepse sistemi i ri do “ta mbrojë tërë territorin e Rumanisë”, duke theksuar se ai nuk duhet të shihet si armiqësor ndaj Rusisë.
XS
SM
MD
LG