Ndërlidhjet

Rusia kritikon strategjinë për veriun e Kosovës



Ministria e Jashtme e Rusisë e ka kritikuar sot strategjinë për veriun e Kosovës, duke vlerësuar se kjo nuk është në kompetencë të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi Andrei Nesterenko tha se rolin udhëheqës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës e ka Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se kjo është shkruar qartë në rezolutën 1244, e cila sipas tij, ende është në fuqi.

Ai tha se Moska "nuk e konsideron legjitime" zyrën e përfaqësuesit civil ndërkombëtar, e cila bazohet në planin e Ahtisarit, respektivisht në dokumentin që, siç tha Nesterenko, nuk e ka miratuar Këshilli i Sigurimit dhe i cili nuk është në fuqi.
XS
SM
MD
LG