Ndërlidhjet

UNICEF-i kërkon 1.2 miliard dollarë




Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara, UNICEF, sot u bëri apel donatorëve për 1.2 miliard dollarë, në mënyrë që organizata të mund ta kryejë punën gjatë vitit 2010.

UNICEF-i tha se paratë do të përdoren në 28 vende dhe territore të identifikuara se kanë nevojë urgjente.

Agjencia u zotua të fokusohet në ndihmat në shëndetësi dhe projektet zhvillimore në fushat si, ushqimi, imunizimi dhe qasja tek uji i pijshëm.

UNICEF tha se përderisa Haitit i kushtohet kujdes i jashtëzakonshëm për shkak të tërmetit shkatërrimtar, shumë pjesë tjera të botës gjithashtu kanë nevoja të shumta, por kanë mbetur jashtë vëmendjes.
XS
SM
MD
LG