Ndërlidhjet

logo-print

Lideri çeçen thotë se janë vrarë 6 rebelë



Presidenti prorus i Çeçenisë tha se forcat speciale të Rusisë kanë vrarë të paktën gjashtë rebelë islamistë në Çeçeni.

Ramzan Kadirov tha se 10 deri 15 rebelë të tjerë po ndiqen në malet e kësaj republike të Kaukazit Verior.

Kadirov tha se nuk ka shenja se në mesin e të vrarëve mund të ketë “terroristë arabë”.

Islamistët po luftojnë për krijimin e një emirati të pavarur në Kaukaz.
XS
SM
MD
LG