Ndërlidhjet

MekKristall: Siguria në Afganistan nuk përkeqësohet



Komandanti i forcave amerikane, Stenli MekKristall tha se siguria nuk po përkeqësohet më në Afganistan.

Duke folur para gazetarëve në Stamboll, ku takohen ministrat e mbrojtjes të NATO-s, ai tha se beson që situata në Afganistan është “serioze”, por “nuk mendon se përkeqësohet”.

MekKristall tha se ai ndjen ndryshe nga ajo që e ndjente për sigurinë në Afganistan verën e kaluar.
XS
SM
MD
LG