Ndërlidhjet

Kompania italiane ENI tërhiqet nga Irani



Drejtori ekzekutiv i kompanisë italiane të energjisë ENI tha se kompania do të tërhiqet nga Irani pasi kanë skaduar kontratat për zhvillimin e fushave të gazit.

Paolo Skaroni tha se kompania nuk do t'i vazhdojë kontratat e nënshkruara në vitin 2001 për t'i zhvilluar dy fusha të gazit në Iran.

Italia një kohë të gjatë ka pasur lidhje të forta komerciale me Iranin, por kryeministri Silvio Berluskoni ka bërë thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Teheranit për shkak të programit bërthamor iranian.
XS
SM
MD
LG