Ndërlidhjet

NATO: Ministrat e mbrojtjes diskutojnë edhe për Kosovën


Në Stamboll të Turqisë, mbrëmë, ka filluar takimi dyditësh i ministrave të NATO-s, në të cilin fokusi do të jetë shqyrtimi i operacioneve në Afganistan.

Por, në takim, siç raporton agjencia DPA, pritet që sot të diskutohet edhe për Kosovën, duke pasur parasysh vendimin e 1 shkurtit për reduktimin e trupave në 10200 dhe të konfirmohet se ky numër mund të reduktohet në 5700 trupa, deri në fund të vitit 2010, nëse situata në Kosovë mbetet e qetë.
XS
SM
MD
LG