Ndërlidhjet

Maqedoni: Parlamenti e dënoi gjenocidin në Srebrenicë


Maqedonia e ka dënuar gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe në Bosnjë Hercegovinë, kanë vrarë 8 mijë burra e djem myslimanë në korrik të vitit 1995, në mizorinë më të madhe në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Parlamenti i Maqedonisë e ka miratuar deklaratën, me të cilën 11 korriku shpallet Ditë e përkujtimit për gjenocidin në Srebrencië.

Kjo deklaratë u miratua pas deklaratës së ngjashme të Parlamentit Evropian në janar të vitit 2009, e cila e ka shpallur Ditën e përkujtimit dhe ka ftuar vendet evropiane ta mbështesin këtë deklaratë.

Dokumenti në Parlamentin e Maqedonisë u mbështet nga 70 deputetë, ndërsa vetëm një deputet i Partisë së Serbëve në Maqedoni votoi kundër, raporton AFP.
XS
SM
MD
LG