Ndërlidhjet

SHBA: Demokratët nuk e kanë shumicën superiore në Senat


Anëtari i Partisë Republikane, Skot Braun, zyrtarisht është bërë anëtar i Senatit të Shteteve të Bashkuara, kështu që tash republikanët kanë 41 senatorë dhe potencialisht mund ta bllokojnë legjislacionin, që mbështetet nga presidenti Barak Obama dhe Partia Demokratike e tij.

Skot Braun është zgjedhur në Masaçusets, pas vdekjes së senatorit veteran demokrat, Eduard Kenedi.

Me 41 vota në Senat të republikanëve, ka përfunduar shumica superiore e demokratëve dhe tash republikanët mund t’i përdorin procedurat për bllokimin e miratimit të legjislacionit.
XS
SM
MD
LG