Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Përfundoi protesta e policëve


Zyrtarë të policisë së Kosovës thonë se ka përfunduar protesta e njësiteve speciale policore, të cilët me disa kërkesa kishin bojkotuar punën dhe ishin mbledhur të enjtën në Qendrën e trajnimit në Kishnicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se sot gjithçka i është kthyer rutinës, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet autoriteteve përgjegjëse dhe këshillit të përfaqësuesve të njësive të specializuara të policisë, për rishikimin e ngritjes së pagave.

“Është marrë vendim që të bëhet rishikimi për një ngritje pagash. Diku rreth 3,5 milionë do të ketë shtesë për implementim të pagave”, njoftoi Kelani.

Moszbatimi i Ligjit për Policinë e Kosovës, mosrritja 100 % e pagave bazë dhe mosndryshimi i kontratave të punës nga ato të përkohshme në të përhershme, ishin vërejtjet kryesore të më shumë se katërmbëdhjetë njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Përfaqësues të këshillit të njësive të specializuara të policisë nuk janë prononcuar në lidhje me zhvillimet e fundit për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG