Ndërlidhjet

Pakistan: 11 të vrarë e 40 të plagosur



Së paku 11 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Karaçi.

Burimet spitalore thanë se në mesin e viktimave ka shumë gra dhe fëmijë. Policia bën të ditur se një motor i mbushur me eksploziv shpërtheu pasi goditi një autobus me pelegrinë shiitë.

Pakistani po përballet me një valë sulmesh terroriste që nga koha kur qeveria nisi sulmet ndaj talibanëve në kufirin pakistanezo-afgan.
XS
SM
MD
LG