Ndërlidhjet

Irak: Rritet ndjeshëm numri i viktimave



Ka shkuar në 30 numri i të vrarëve nga sulmi në qytetin e shenjtë të Qerbelasë. Dhjetëra të tjerë raportohen të plagosur nga shpërthimi i dy makinave bombë. Sulmi erdhi në ditën e fundit dhe më të rëndësishmen e festivalit fetar të shitëve, që shënon ditën e 40-të pas festës së Ashures.

Sulmi ndodhi ndonëse autoritetet kishin vendosur 30 mijë trupa dhe policë për të mbrojtur pelegrinët.
XS
SM
MD
LG