Ndërlidhjet

Lavrov: KS-ja duhet të diskutojë për Iranin



Këshilli i Sigurimit duhet të diskutojë rreth Iranit, nëse ky i fundit dështon të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare rreth programeve bërthamore. Deklarata e ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, u bë në prag të konferencës së sigurisë që mbahet në Mynih.

Lavrov tha se planifikon të takohet me homologun e tij iranian në margjinat e takimit të Mynihut.

Rusia dhe Kina nuk kanë qenë të gatshme për miratimin e sanksioneve shtesë ndaj Iranit. Komentet e fundit të zyrtarëve rusë mund të jenë tregues se Moska është më e gatshme për të pranuar sanksionet e reja ndaj Teheranit.
XS
SM
MD
LG