Ndërlidhjet

logo-print

Rasmusen: Kosova, një histori suksesi

  • RFE /RL

Anders Fogh Rasmusen, sekretar i përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike

Anders Fogh Rasmusen, sekretar i përgjithshëm i Aleancës Veri-atlantike

NATO-ja po shqyrton ristrukturimin e mëtejshëm të misionit në Kosovë. Kreu i Aleancës Veri-atlantike ka theksuar se ende nuk ka një vendim, por priten rekomandimet e komandantëve ushtarakë. Diplomatët në Bruksel kanë deklaruar për agjencitë e lajmeve, se ekziston mundësia e shkurtimit të forcave të NATO-s në Kosovë në më pak se 4 mijë trupa gjatë vitit 2011.



Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve aleate, i ka vlerësuar pozitivisht arritjet në Kosovë.

Rasmusen ka theksuar se, aktualisht, Kosova përballet me sfida që nuk janë të natyrës ushtarake.

“Sfidat e sigurisë në Kosovë, përgjithësisht, nuk janë më të natyrës ushtarake. Ky është sukses madhor për Kosovën, për rajonin dhe për bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë dhe NATO-n. Kosova është një histori suksesi”
, ka thënë Rasmusen.

NATO-ja po shqyrton mundësinë e vënies në dispozicion të më shumë trupave për në Afganistan, duke shkurtuar dhe më tej misionin në Kosovë, është thënë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Aleancës.

Diplomatët e NATO-s bëjnë të ditur se planifikojnë që të shkurtojnë trupat e Aleancës në Kosovë në më pak se 4 mijë në vitin 2011, ka njoftuar agjencia e lajmeve “AP” (Associeted Press).

Kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka thënë se ministrat e mbrojtjes po diskutojnë hapat e tjerë që lidhen me misionin në Kosovë.

“Kemi parë përparim të ndjeshëm në Kosovë gjatë 12 muajve të fundit”
, ka theksuar Rasmusen.

“Nuk është marrë asnjë vendim rreth asaj se cili do të jetë hapi tjetër në ristrukturimin e KFOR-it. Ne do t'i presim rekomandimet e komandantëve ushtarakë, përpara se të marrim hapin e radhës”,
ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s. (I.B)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG