Ndërlidhjet

Pakistan: Valë e re sulmesh, së paku 21 të vrarë



Nga dy shpërthime në qytetin pakistanez të Karaçit janë vrarë së paku 21 persona.

Sulmi i parë ndodhi pasi një motor i mbushur me eksploziv shpërtheu kur goditi një autobus me pelegrinë shiitë. Së paku 11 persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën në këtë sulm. Burimet spitalore thanë se në mesin e viktimave ka shumë gra dhe fëmijë.

Nga një shpërthim i dytë pranë spitalit ku po trajtoheshin viktimat e sulmit të parë humbën jetën së paku 10 njerëz.

Pakistani po përballet me një valë sulmesh terroriste që nga koha kur qeveria nisi sulmet ndaj talibanëve në kufirin pakistanezo-afgan.
XS
SM
MD
LG