Ndërlidhjet

Refuzohet strehimi për serbin që ofroi videon e Srebrenicës




Autoritetet austriake kanë hedhur poshtë kërkesën për strehim të një serbi që solli xhirime mbi krime të luftës në Srebrenicë. Lajmi bëhet i ditur nga Amnesty International.

Jovan Mirillo deklaroi për mediat austriake se ai dhe familja e tij “nuk kanë asnjë mundësi për të mbijetuar”, nëse kthehet në Serbi. Ai ka shtuar se vëllai i pronarit të videos u gjet i vrarë prillin e kaluar, pasi ishte dëbuar nga Hollanda.

Videoja tregon forcat serbe duke vrarë gjashtë boshnjakë.
XS
SM
MD
LG