Ndërlidhjet

Rasmusen kërkon trupa e trajnues shtesë në Afganistan



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, kërkoi nga vendet pjesëmarrëse në misionin në Afganistan që të dërgojnë më shumë ekipe trajnuese për forcat afgane të sigurisë.

Thirrja e kreut të Aleancës vjen në kohën kur sekretari amerikan i mbrojtjes premtoi pasije shtesë për forcat ndërkombëtare në Afganistan, si një nga rrugët për të ulur numrin e viktimave në mesin e trupave të huaja.

Rasmusen tha se kontributi amerikan mund të ishte një nxitje për vendet e tjera që të ofrojnë më shumë trupa dhe ekipe aftësuesish.
XS
SM
MD
LG