Ndërlidhjet

Kriza iraniane në “fazë kyçe”



Ka filluar në Mynih të Gjermanisë konferenca vjetore mbi sigurinë.

Në deklaratën e hapjes, shefi i diplomacisë kineze the se kriza ndërkombëtare rreth programeve bërthamore të Iranit ka hyrë në “një fazë kyçe”. Ai theksoi gjithashtu se Kina shpreson që Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin shitjen e armëve për Tajvanin.

Sonte do t’i drejtohet konferencës dhe ministri i jashtëm iranian.

Konferenca e sigurisë në Mynih mbledh diplomatë e politikanë nga e gjithë bota. Irani, Afganistani dhe roli i Kinës në të ardhmen do të jenë temat kryesore të konferencës.
XS
SM
MD
LG