Ndërlidhjet

logo-print

Irani optimist për shkëmbimin bërthamor



Ministri i Jashtëm Manushir Motaki tha se Irani tash sheh gjasa të mira për të arritur marrëveshjen me fuqitë botërore, që një uraniumi i pasuruar në shkallë të ulët të dërgohet jashtë vendit në shkëmbim të karburantit karburant që do të përdoret në reaktorin iranian, i cili prodhon izotope për nevojat në mjekësi.

“Unë personalisht besoj se kemi krijuar terren të përshtatshëm për shkëmbim të tillë në një të ardhme jo shumë të largët”, tha Motaki duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Motaki tha se ai do ta diskutojë propozimin me Jukija Amano, kreun e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në margjinat e konferencës së Mynihut.
XS
SM
MD
LG