Ndërlidhjet

Anija ruse konfiskon barkën me piratë somalezë



Marina e Rusisë raportoi se një anije e saj ka konfiskuar një barkë me shtatë piratë rreth 130 km nga brigjet e Somalisë.

Sipas marinës ruse, të shtatët ishin përpjekur ta rrëmbejnë anijen Ariella, e cila lundronte me flamurin e Antigeve.

Një luftanije daneze, që ndodhej në afërsi, i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga Ariella dhe i ka dërguar forcat speciale që ta shpëtojnë ekuipazhin.

Trupat daneze hipën në anije, por nuk gjetën piratë.
XS
SM
MD
LG