Ndërlidhjet

logo-print

Bellorusi: Me pasaportë në internet kafe



Një zyrtar i Bellorusisë tha se prej kësaj vere, njerëzit do të mund të hyjnë në internet kafe vetëm me pasaportë.

Ministri i Komunikimit dhe Informatave, Mikalaj Pansalej tha se në bazë të dekretit të presidentit Aleksandr Lukashenka, të gjithë bellorusët që duan të hyjnë në internet kafe, prej 1 korrikut do të duhet t’a kenë me vete pasaportën.

Pansalej tha se dekreti, i cili është kritikuar nga organizatat për të drejtat e njeriut, i obligon pronarët e lokaleve që t’i identifikojnë mysafirët.
XS
SM
MD
LG