Ndërlidhjet

Ban: Varfëria dhe uria kërcënojnë njerëzimin



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, deklaroi se varfëria, uria dhe ndryshimet klimatike përbëjnë kërcënimet më të mëdha për njerëzimin në shekullin XXI.

"Aktualisht, ka rreth një miliard të uritur në botë. Vitet e kaluara ishim dëshmitarë të protestave për shkak të urisë në dhjetëra vende", tha Ban, duke iu drejtuar përmes videolidhjes pjesëmarrësve të Konferencës Ndërkombëtare në Mynih.

Ai shtoi se problemet më urgjente janë varfëria kronike dhe kriza ekonomike.

Në konferencën në Mynih, e cila mbahet për 46 vjet me radhë, marrin pjesë rreth 300 zyrtarë të ushtrisë, të mbrojtjes dhe diplomatë.
XS
SM
MD
LG