Ndërlidhjet

logo-print

Rogozin: Rusia do pranojë Kosovën nëse Serbia hyn në NATO



Nëse Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë që të hyjë në NATO, do të duhet të heqë dorë nga Kosova, dhe pas kësaj, edhe Rusia do të detyrohet ta rishqyrtojë qëndrimin ndaj Kosovës, sepse nuk mund të jemi serbë më të mëdhej se serbët, ka thënë përfaqësuesi i përhershëm rus në NATO, Dmitrij Rogozin.

“Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Siç dihet, këto janë Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia. Sipas të drejtës ndërkombëtare, dhe sipas statutit të NATO-s, një situatë tillë është barrierë për hyrjen e Serbisë në aleancë. Pasi qëndrimi i shumicës së vendeve të NATO-s nuk do të ndryshojë, kjo dmth. se aleanca mund ta pranojë Serbinë në radhët e veta por vetëm me kufij të rinj, pa Kosovën”, ka thënë Rogozin.

Përfaqësuesi rus ka shtuar se me pranimin e Serbisë në NATO, Beogradi do detyrohet ta njohë zyrtarisht sovranitetin e Prishtinës, kurse kjo do të ndryshojë edhe qëndrimet e Moskës.

“Ne thjesht nuk do të kemi argumente të jemi serbë më të mëdhenj se serbët”, ka thënë Rogozin për gazetën “Blic”.
XS
SM
MD
LG