Ndërlidhjet

logo-print

Franca do t'i shesë luftanijen 'Mistral' Rusisë



Autoritetet ruse njoftuan se Franca do të lejojë shitjen e një luftanije moderne Rusisë, njoftoi Interfaks.

Zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të armatës ruse, viceadmirali Oleg Brucev ka thënë se negociatat po vazhdojnë, dhe pritet që marrëveshja të arrihet në shkurt apo mars.

Kjo do të ishte marrëveshja e parë e këtij lloji ndërmjet Rusisë dhe një vendi anëtar të NATO-s.

Luftanija “Mistral” është e rëndë 23.700 tonë dhe e gjatë 299 metra. Anija mund të bartë disa dhjetra helikopterë dhe tanke.
XS
SM
MD
LG