Ndërlidhjet

Afganistan: Banorët largohen në prag të sulmit të NATO-s



Banorët e qytetit afgan të Maxhahit, në provincën e Helmandit, po largohen nga shtëpitë e tyre, në prag të një sulmi të pritshëm nga forcat e NATO-s dhe ato afgane kundër talibanëve.

“Qeveria e Afganistanit do të marrë kontrollin e Marxhahit”, tha komandanti britanik i operacionit, gjenerali Nik Karter.

Prej disa javësh NATO-ja ka hedhur fletushka në qytet ku i informon banorët për sulmin e pritshëm.

Operacioni ushtarak në këtë qytet do të jetë prova e parë e madhe e vendimit të presidentit amerikan Obama për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG