Ndërlidhjet

Meta shton kritikat ndaj Ramës


“Është fatkeqësi kur një politikan del nga realiteti dhe shikon ëndrra me sy hapur. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Shqipëria ka institucione të qëndrueshme, të cilat nuk funksionojnë në mënyrë perfekte, por sidoqoftë funksionojnë në mënyrë demokratike. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat e lojës të përcaktuara nga kuadri kushtetues i vendit dhe logjika demokratike”, tha Ilir Meta.

Deklarata e kreut të LSI-së, që mban njëherësh postin e zv/kryeminsitrit dhe minsitrit të Jashtëm u bënë në prag të fillimit të përpjekjeve të presidentit Topi për zgjidhjen e krizës.

Partia Socialiste nuk është futur në Kuvendin e dalë nga zgjehdjet e 28 qershorit dhe kërkon hapjen e kutive si kusht për zgjidhjen e krizës. Kërkesa e socialistëve kundërshtohet nga partitë në pushtet.
XS
SM
MD
LG