Ndërlidhjet

SHBA: Nga shpërthimi në Konektikat – pesë të vrarë


Zyrtarët në shtetin verilindor amerikan, Konektikat, thonë se nga shpërthimi i fuqishëm në një central me gaz janë vrarë së paku pesë vetë dhe ka shqetësime se më se 40 të tjerë janë të zënë nën gërmadha.

Në momentin e shpërthimit në central ishin së paku 50 vetë. Shpërthimi ishte dëgjuar në 50 kilometra largësi.

Ekipet e shpëtimit dhe të kërkimit janë në vendin e ngjarjes.

Njëmbëdhjetë persona të lënduar janë dërguar në spital.
XS
SM
MD
LG