Ndërlidhjet

logo-print

NASA: Përgatitje për lansimin e anijes kozmike


Agjencia amerikane për gjithësi, e njohur me shkurtesën NASA, po i zhvillon përgatitjet e fundit për lansimin e anijes kozmike Endevër.

Mendohet se lansimi do të bëhet sot, përkundër mjegullës mbi Qendrën Kenedi në Floridë.

Për shkak të motit lansimi i anijes tashmë njëherë është shtyrë.

Anija kozmike së bashku me gjashtë astronautët do të nisen për në gjithësi, ku do të qëndrojnë 13 ditë për t’i instaluar dy pjesët e fundit kryesore të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë.
XS
SM
MD
LG