Ndërlidhjet

FT: "NATO-ja fton për më tepër partnerë globalë"


Konferenca ndërkombëtare për sigurinë

Konferenca ndërkombëtare për sigurinë


"Financial Times"


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, bëri thirrje që aleatët të angazhojnë më tepër partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Kinën, Rusinë, Indinë dhe republikat e Azisë Qendrore, në përpjekjet e tyre për t’ju shkaktuar disfatë talibanëve në Afganistan dhe për ta stabilizuar këtë vend.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, bëri thirrje që aleatët të angazhojnë më tepër partnerë ndërkombëtarë, përfshirë Kinën, Rusinë, Indinë dhe republikat e Azisë Qendrore, në përpjekjet e tyre për t’ju shkaktuar disfatë talibanëve në Afganistan dhe për ta stabilizuar këtë vend.

Ftesa e tij u bë në kohën kur një zyrtar i NATO-s, i tha gazetës se aleanca po e shqyrtonte mundësinë e transportit të makinave me tren nëpër hekurudhat përgjatë ish-Bashkimit Sovjetik, për furnizimin e trupave në Afganistan.

Aleanca ende varet shumë nga rrugët nëpër Pakistan. Këto konvoje rregullisht u janë nënshtruar sulmeve dhe humbjeve të tankerëve me karburante dhe të një numri të madh të makinave ushtarake.

Shefi i planifikimit të operacioneve të NATO-s në Bruksel, Diego Ruiz-Palmer, tha se po zhvilloheshin diskutime për rrugën nëpër Ukrainë, Bjellorusi, Rusi dhe republikat e Azisë Qendrore, për transportin e pjesës më të madhe të furnizimeve.

Kjo rrugë, veçanërisht, do të ishte e përshtatshme, për transportin e makinave.

Duke folur në Konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Munih të Gjermanisë, Anders Fog Rasmusen ftoi për “një lidhje tërësisht të re ndërmjet të gjithë aktorëve në skenën e sigurisë”.

Ai, po ashtu, tha se, “na duhet Pakistani dhe të gjithë fqinjët e tjerë të Afganistanit për t’u angazhuar në mënyrë më konstruktive”.

Zoti Rasmusen nuk kërkoi mbështetje ushtarake, por vendeve të tjera u sugjeroi se ato mund të bëjnë më tepër për t’i stërvitur trupat afgane, për të dërguar pajisje dhe pjesë rezervë dhe për ta ndalur trafikimin e drogës.

“Çka do të jetë e dëmshme për vendet, siç janë Kina India, Pakistani dhe të tjerat, për të zhvilluar raporte më të afërta me NATO-n, e shtroi pyetjen zoti Rasmusen dhe konstatoi se nëse Afganistani bëhet strehë e sigurt për terroristë, atëherë ata lehtë do të përhapeshin nëpër Azinë Qendrore dhe në Rusi”
, tha Rasmusen.

Sipas tij, Afganistani nuk është një ishull dhe se “nuk ka zgjidhje vetëm brenda kufijve të tij”.

Ai më tutje theksoi nevojën që vendet fqinje të bëjnë më tepër për ta forcuar “partneritetin politik dhe ushtarak” me Kabulin.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara e arritën marrëveshjen me Rusinë për transportin e furnizimeve jo-luftarake, nëpër korridorin verior nga Rusia për në Afganistan, nëpër Kazakistan dhe Uzbekistan.

Kryesuesi i Komiteti për marrëdhënie të jashtme i Parlamentit të Rusisë, Konstantin Kosaçev, tha se megjithëqë ka pasur ndryshim në raportet ndërmjet NATO-s e Rusisë, “ne jemi të shqetësuar se Rusia ende informohet për këtë koncept, por nuk involvohet”.
XS
SM
MD
LG