Ndërlidhjet

Irani informon OKB-në për pasurimin e uraniumit



Irani edhe zyrtarisht ka informuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore rreth planeve për pasurimin e uraniumit.

Më herët Irani kishte njoftuar se nga nesër do të fillojë pasurimin e uraniumit me 20%. Të njëjtat burime theksuan se do të ndalonin procesin në fjalë nëse ngecej marrëveshja bërthamore me OKB-në.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, i cili do të takohet në mbrëmje me presidentin francez, bëri thirrje për rritjen e presionit ndërkombëtar mbi Iranin.
XS
SM
MD
LG