Ndërlidhjet

Francë-Rusi: Bëhet shitja më e madhe ushtarake me një vend të NATO-s



Zyrtarët francezë të mbrojtjes kanë rënë dakord në parim t’i shesin Rusisë një anije lufte të tipit të ri dhe pritet që Moska të blejë dhe tre të tjera. Kjo është shitja më e madhe e pasijeve ushtarake mes Rusisë dhe një vendi të NATO-s. Anija ushtarake në fjalë, që kushton mes 500 dhe 600 milionë eurosh është në gjendje të transportojë helikopterë, armatim të rëndë dhe trupa për të zbarkuar në bregdet.

Shitja ka shtuar shqetësimet e Gjeorgjisë dhe fqinjëve të tjerë të Rusisë, përfshi dhe disa vende të Aleancës.
XS
SM
MD
LG