Ndërlidhjet

Berisha: Shpërblim për gjetjen e të vrarëve nga komunizmi



Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka premtuar shpërblime dhe ngritjen e strukturave të posaçme për zbardhjen e fatit dhe gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve nga komunizmi.

“Qeveria do të vendosë shpërmbil për të gjithë ata që do të kontribuojnë dhe kanë dijeni për vendndodhjen e eshtarve të luftëtarëve të lirisë”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Deklarata e Berishës u bë pas zbulimit të rastësishëm të një varri të përbashkët të viktimave të komunizmit në malin e Dajtit.

Kufomat e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist u gjetën nga një person, i cili po kërkonte eshtrat e të atit të zhdukur gjatë viteve të diktaturës në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG